Ballina Lajme Kosovë Loriana Kuka fiton medaljen e artë në European Open të Sarajevës

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në European Open të Sarajevës

Xhudistja Loriana Kuka ka arritur ta fitojë medaljen e artë në European Open, që është mbajtur në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Marketing

Loriana në finale e mposhti italianen Linda Politi, njofton Klankosova.tv.

Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.

Në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon edhe holandezen Lieke Derks.

Ajo në gjysëmfinale mposhti me Wazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.

Exit mobile version