Loriana Kuka do të jetë garuesja e vetme që do ta përfaqësoj Kosovën në Grand Prixin që po mbahet në Marok, në Marrakech.
Xhudistja kosovare do të synojë të dali fituese nga ky turne dhe të sigurojë medaljen e parë të artë në këtë vit kalendarik.
Kuka nuk do të ketë kundërshtare në raundin e parë, kurse në raundin e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Sarra Mzougui – Shkohista Anarova.
Kampionia evropiane në kategorinë nën 23 vjet synon që të sigurojë pikët e duhura olimpike, që të paraqitet në Tokio 2020.
Ajo këtë vit ka fituar vetëm një medalje, në Grand Prixin e mbajtur në Izrael, në Tel Aviv.
Shpresojmë që Loriana në turneun që mbahet sot, dhe fillon afërsisht pas dy orësh (11:00) të dali me medaljen e artë. /Lajmi.net/