Loriana Kuka i jep fund karrierës në xhudo

Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës së saj në xhudo.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës me një postim në rrjetin e tyre social, Facebook.

“Loriana Kuka mbyll karrierën e SUKSESHME në xhudo. Krenarë me TY! Mirënjohës për gjithçka që i dhatë sportit të Kosovës”, thuhet në postim.

Loriana Kuka gjatë karrierës ishte medaliste e Botërorit, dy herë e Europianit, medaliste e Lojërave Europiane, dhe medaliste e Lojërave Mesdhetare.

Sot, pas fitores së parë me sllovenen, në sfidën e dytë ajo u mund nga një ukrainase në Lojërat Olimpike.

Marketing