Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është shumë aktiv me prezencë në rrjetet sociale e po ashtu i ndjekur edhe nga një numër i madh i njerëzve.
Meqë përflitet shumë për jetën private dhe familjen e tij, ai tashmë s’është vetëm një futbollist, por edhe një figurë publike që zgjon shumë interes në audiencë.
Cana gëzon një familje të mrekullueshme dhe mjaft të lumtur, të cilën planifikon prej kohësh ta rrisë.
Dhe tani duket se erdhi momenti, pasi ai dhe bashkëshortja e tij, Monika siç shihet janë në pritje të një fëmije të dytë, pas djalit, Boikenit, i cili është katër vjeç.
Kjo u bë e ditur nga vet bukuroshja italiane, gjersa ka ndarë një postim me barkun e rrumbullakosur pranë Lorikut në llogarinë e saj, InstaStory.Loriku përndryshe prej kohësh është i martuar me Monikën, e cila është arkitekte me profesion.