Lorik Emini pranon ftesën e Kosovës, do të luajë në ndeshjet e qershorit

18:57 | 21 Maj 2021

Marketing

Futbollisti kosovar, Lorik Emini do të jetë reprezentues i Kosovës.

Sipas gazetarit, Arlind Sadiku, mesfushori i Luzernit, Lorik Emini do të ftohet nga Bernard Challandes për ndeshjet e qershorit dhe do të reprezentojë Kosovën tash e tutje, transmeton lajmi.net.

Emini është 21 vjeçar dhe luan pozitën e mesfushorit, ku ka bërë paraqitje të mira për skuadrën e Luzernit dhe është një lojtar tejet premtues për Kombëtaren.

Ai këtë sezon ka regjistruar 27 paraqitje për skuadrën e tij por nuk ka arritur të shënojë gol./Lajmi.net/