LSDM: Administrata po profesionalizohet, VMRO simbol i partizimit masiv

VMRO-DPMNE është simbol i partizimit masiv, keqpërdorimeve të institucioneve dhe presioneve mbi të punësuarit në administratë dhe prandaj sot është më pak e thirrur të flet për situatat në administratë.

Marketing

Me këtë kumtesë ka dalë sot LSDM duke pohuar se raporti i tillë ndaj institucioneve shtetërore dhe të punësuarve në administratë përfundoi me largimin e VMRO-DPMNE-së në opozitë.

“Sot me fillimin e procesit të reformave, administrata po profesionalizohet, të gjitha institucionet punojnë në mënyrë të pavarur, profesionalisht, në interes të qytetarëve dhe në shërbim të ligjeve.

Përparim i mirë është arrit me miratimin e Strategjisë për reforma në administratë publike dhe programit për reforma në udhëheqjen me financat publike. Ajo është vërejt edhe nga BE-ja, ku në Raportin e KE-së, Maqedonia për herë të parë është vlerësuar me progres të mirë në administratë, që drejtpërdrejtë i demanton të gjitha gënjeshtrat e sotme të dhëna nga VMRO-DPMNE”, citohet në kumtesën e LSDM-së.