Do ta fitojmë edhe këtë valë të epidemisë, t’i respektojmë masat dhe t’u ndihmojmë punonjësve shëndetësorë.
Kjo është koha kur jemi përballë edhe me një betejë e cila nga çdo individ kërkon sjelle të ndërgjegjshme, disiplinë dhe respektim të rreptë të masave për mbrojtje nga koronavirusi.
Secili nga ne duhet në mënyrë konsekuente t’i respektojë detyrimet dhe ndalesat. Atje ku masat respektohen, virusi është mposhtur.
Këtë goditje të epidemisë do ta fitojmë të gjithë së bashku, vetëm nëse u përmbahemi masave dhe assesi ndryshe.
Secili qytetar mund të kontribuojë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Autoritetet shëndetësore të cilët më shumë se katër muaj investojnë përpjekje mbinjerëzore ta shpëtojnë jetën e secilit dhe t’ua kthejnë shëndetin e mirë pacientëve, nuk kanë mekanizma të tjerë nëse ne nuk u ndihmojmë me sjellje të ndërgjegjshme.
Arma më e fortë për luftë kundër virusit është vetëdija dhe përgjegjësia jonë.
Në prag të zgjedhjeve, LSDM do t udhëheq fushatë të ndërgjegjshme siç i ngjan një partie shtet-ndërtuese dhe të pjekur. Të gjitha aktivitetet e partisë në periudhën e ardhshme do të jenë jashtëzakonisht të organizuara dhe të zbatuara duke i respektuar masat për mbrojtje.
LSDM ka dëshmuar se di dhe të veprojë në interes të qytetarëve. LSDM i anulon mitingjet, tubimet e mëdha dhe të gjitha ngjarjet e rrezikshme potenciale dhe përmes aktiviteteve të ndryshme do ta dërgojë mesazhin e vet, por edhe do ta mbrojë shëndetin e aktivistëve dhe anëtarëve të saj dhe të gjithë qytetarëve.
Qendra për Komunikime me Opinionin – LSDM