LSDM: Buxheti 2023, antikrizë dhe zhvillimor

Propozim buxheti për vitin 2023, i cili morri pëlqimin e Qeverisë, së shpejti pritet të hyjë në procedurë parlamentare. Të hyrat janë planifikuar në 282 miliardë denarë, rreth 15% në të larta krahasuar me buxhetin e vitit 2022 ndërsa, të dalat janë projektuar në 324.8 miliardë denarë.

Sipas shumicës parlamentare propozim/buxheti është në drejtim të përballjes me krizën globale ekonomike dhe energjetike. Ftojnë të gjithë deputetët që të përkrahin pr/buxhetin për vitin 2023, i cili është hartuar sipas ligjit të ri për buxhete, i përkrahur edhe nga opozita.

“Praksa në këto vite të fundit dëshmoi se ka vullnet, që ne si deputetë të ulemi me Ministrinë e Financave dhe të bisedojmë për ndryshime dhe amendamente. Këtë e dëshmoi edhe ribalanci i fundit sepse u pranuan dhe inkorporuan shumë amendamente edhe nga pozita edhe nga opozita. Ashtu siç e miratuam ligjin e ri për buxhete ashtu ta miratojmë edhe këtë buxhet për vitin e ardhshëm, i cili është shumë i rëndësishëm pasi është fakt se po përballemi me krizë siç nuk ka pasur në Evropë, që nga Lufta II Botërore.” – tha Sanella Shkrelj, deputete e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, me projekt buxhetin për vitin 2023 parashihet rritje e pagave dhe pensioneve për 10%, që në kuartalin e parë të vitit tjetër, sipas metodologjisë së re për përllogaritjen e pensioneve dhe modelin e ri për rritjen e pagës minimale.

Për investimet kapitale janë projektuar rreth 800 milionë euro, të parapara për projekte kapitale, gjegjësisht parashien rreth 53% më shumë para për investime infrastrukturore krahasuar me vitin 2022.

Marketing