LSDM: Buxheti për vitin 2019 siguron rritje ekonomike dhe më shumë para te qytetarët

Buxheti për vitin 2019 është në fazën e fundit kuvendore dhe në interes të qytetarëve, shtetit dhe ekonomisë dhe pritet të ketë mbështetje nga të gjithë deputetët në Kuvend.
Buxheti për vitin 2019 është ekonomik, zhvillimor dhe siguron kthim prapa të parave për qytetarët.

Marketing

Në vitin 2019 pritet rritje e përshpejtuar e Bruto Prodhimit Vendor prej 3,2 për qind, ku kontribut pozitiv ndaj rritjes është paraparë që të kenë kërkesa vendore, neto-eksporti, si dhe investimet kapitale.

Në vitin 2019 trendi i rritjes së pagave do të vazhdojë. Në Buxhetin e vitit 2019 është paraparë rritje e pagave prej 5 për qind për të punësuarit në shëndetësi, çerdhe, qendrat për kujdes social, gjyqësi, kulturë, përderisa paga më të larta për 10 për qind do të marrin mjekët specialistë.

Po reformohet edhe sistemi i mbrojtjes sociale. Me vendosjen e masave janë garantuar të hyra minimale dhe pako familjare të të drejtave të shfrytëzuesve të ndihmës sociale do të marrin edhe deri më 300 për qind ndihmë të rritur sociale. Krijohen mundësi, rreth 60.000 fëmijë të marrin shtesë fëmijërore dhe arsimore.

Sigurohen më shumë para për projekte infrastrukturore, më shumë para për masa për punësim dhe mbështetje të rritur për bujqit.

Në mënyrë shtesë, përgjatë debatit konstruktiv në Kuvend, janë pranuar edhe 9 amendamente të dorëzuara nga opozita në vlerë prej 500.000 eurove.
Me Buxhetin për vitin 2019 realizohen angazhimet e Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja për rritje dhe zhvillim ekonomik, investime të reja dhe më shumë para te qytetarët.
Qendra për Komunikim me Publikun e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë