LSDM: Deputetët kanë përgjegjësi të respektojnë vullnetin e shumicës

Maqedonia filloi bisedimeve me NATO-n, tani deputetët e Kuvendit duhet të sigurojnë anëtarësimin përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Marketing

Nga kjo parti thonë se suksesi i procesit të reformave ka filluar nga qeveria e LSDM-së dhe sipas tyre, është pranuar nga gjithë vendet anëtare të NATO-s.

“Maqedonia po futet në procesin e bisedimeve e përgatitur që të pranojë ndryshimet e Marrëveshjes së Washingtonit, si akt themelues i NATO-s që rregullon parimet për anëtarësim në Aleancë dhe përkushtuar të merr pjesë në politikat dhe strukturat e NATO-s”, thonë nga LSDM.

Deputetët kanë përgjegjësi para qytetarëve që ta ndjekin vullnetin e shumicës dhe të sigurojnë të ardhmen evropiane të shtetit, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Marketing