LSDM deputetët që votuan PRO i shpallë heronjë

Kuvendi ka sjellë vendim historik me të Maqedonia zgjodhi ardhmëri në vend të izolimit. Kështu thuhet në komunikatën e LSDM-së, pas votimit të djeshëm për nevojën e ndryshimeve kushtetuese nga ana e 80 deputetëve.

Marketing

“Rruga e NATO-s dhe e BE-së është e pastër, dhe për këtë meritë më të madhe kanë qytetarët, por edhe 80 deputetët në Kuvend, të cilët në procedurë demokratike i thanë stop ndarjeve dhe dërguan Maqedoninë drejt pajtimit nacional. Mickoski, Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, dje edhe një herë vërtetuan se janë figura partiake antiperëndimore dhe antidemokratike të cilët Maqedonisë i sjellin vetëm krim, varfëri dhe dëm”, thuhet në reagimin e LSDM, në të cilin shtohet se 80 deputetët kanë votuar lirshëm sipas bindjeve të tyre.

Marketing