LSDM dhe BDI gjatë javës vendosin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Dy partnerët e mëdhenj të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI gjatë kësaj jave duhet të vendosin nëse do pranojnë “dorën e zgjatur” të VMRO-DPMNE-së dhe opozitës shqiptare për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Koha.

Marketing

“Këtë javë pres bisedime serioze edhe në kuadër të koalicionit, edhe në kuadër të LSDM-së, rreth pyetjes nëse bashkë me zgjedhjet presidenciale do të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Mendoj se i gjithë fokusi për gjithë atë të cilën e kemi lajmëruar edhe para jush në fillim të mandatit tonë është që ta realizojmë gjatë këtyre javëve të fundit. Kështu jam e bindur se do të meritojmë vërtetë mbështetje në cilatdo zgjedhje”, ka deklaruar Radmilla Shekerinska, zëvendës kryeministre dhe nënkryetare e LSDM-së.

Nga ana tjetër nga partia e Ali Ahmetit, kanë thënë se nëse shihet interesi partiak ato janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por prioritet për to është procesi integrues i vendit.

“Këto muaj që janë para nesh janë kyç për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve, por edhe për dinamikën e ratifikimit për anëtarësim në NATO në kuvendet e vendeve anëtare, prandaj nëse ne tani shkojmë në zgjedhje pa ndonjë nevojë serioze. Mendoj se me vetëdije e dëmtojmë dinamikën e fillimit të bisedimeve, prandaj politikanë të përgjegjshëm këtë nuk duhet ta bëjnë. Por, nëse kushtëzohemi me bojkot të zgjedhjeve presidenciale, atëherë do të ulemi dhe të mendojmë”, ka thënë Bujar Osmani, zëvendës-kryeministër për çështje evropiane nga rradhët e BDI-së, transmeton Koha.

Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët (ASH) thonë se janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për arsyese Qeveria nuk ka realizuar premtimin kryesor, derjtësi për të gjithë.

“Qeveria, përveç planit në aspekt të fqinjësisë së mirë dhe të politikës së jashtme, që më tepër ka qenë meritë e këmbënguljes dhe insistimit të faktorit ndërkombëtar se sa nga këtu brenda, e kam fjalën për Marrëveshjes e Prespës, ndryshimit të emrit dhe ndryshimeve kushtetuese, në të gjitha sferat tjera, fushëveprimet e tjera, ka dështuar”, ka deklaruar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Ndërsa, VMRO-DPMNE insiston që zgjedhjet e paakohshme palamentare të mbahen bashë me at presidenciale. (Koha.mk)