Zaev dhe Bilalli menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor u shprehën se ky akt paraqet një akt historik.
“Kjo është një ditë historike. Më marrëveshjen e sotme presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës. Ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të na anëtarëso edhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.
Ndërsa kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se shoqëria jonë po përmirësohet për të mirë. Koncepti qytetar “një shoqëri për të gjithë, po i mposhtë stereotipet”.
“Kjo sot një është moment i ri historik për demokracinë dhe pluralizmin. LSDM-ja sot shpall koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen BESA. Me këtë karakterin multietnik të Maqedonisë e shndërrojmë në program të përbashkët. Ndërtojmë shtet që ka shanse për të gjithë, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të tjerët”, tha Zaev, duke shtuar se ky është “koalicioni fitues”.
“Në jemi fituesit e sigurt të 12 prillit, dhe kjo është e qartë. Që sot është e qartë se ky koalicion më 12 prill do të fitoj shumicën për formimin e qeverisë”, tah Zaev.
Zaev me mesazh për partitë tjera shqiptare.
“Sa u parket partive tjera shqiptare dhe koaliciooneve, dua tua bëjë me dije opinionit se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe dhe nuk do të pranojmë bisedime dhe negociata jo-parimore. Ata që do të duan të na bashkohen do të duhet të pranojnë parimet tona dhe vlerat tona, për pjesëmarrje eventuale në koalicionin qeverisës”, deklaroi Zaev.