LSDM: Do ta pranojmë rezolutën e VMRO-DPMNE-së

LSDM do të pranojë Rezolutën e paraqitur në Kuvend nga opozita VMRO-DPMNE për mbrojtjen e vijave të kuqe gjatë procesit të negociatave me Bullgarinë. Zëdhënësi i LSDM-së Kosta Kostadinov tha se si shumicë parlamentare e përgjegjshme do pranojnë rezolutën e VMRO-DPMNE dhe me këtë përcjellin edhe një herë porosinë se identiteti dhe gjuha maqedonase janë temë e mbyllur.

Marketing

“Si shumicë e përgjegjshme do ta pranojm rezolutën ashtu siç është paraqitur në media. Me këtë do të kisha dashur ti njoftoj qytetarët se dalin në shesh në plotëkuptimin e fjalës të gjitha gënjejshtrat që i publikon Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE sa i përket tradhtisë kombëtare, për sa i përket rrezikimit të gjuhës dhe identitetit tonë maqedonas. Dërgojm porosi se identitetit dhe gjuha maqedonase janë çshtje të mbyllura” – tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.

Marketing