LSDM do të zgjedhë liderin e ri më 30 qershor

Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e sotme ka marrë Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brendapartiake për kryetar të LSDM-së më 30 qershor 2024 (e diel), pas tërheqjes së Dimitar Kovaçevskit nga funsksioni.

Marketing

“Sipas afateve në Statutin e Partisë, do të ketë një periudhë të mjaftueshme për përgatitjen e kandidaturave dhe programeve, paraqitjen e kandidatëve në anëtarësi dhe regjistrimin aktiv.Në seancën që do të mbahet të enjten, më 30 maj 2024, Bordi Qendror i LSDM-së duhet të miratojë Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe afatin për zbatimin e procedurës në nivelin më të lartë demokratik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bëjnë me dije nga LSDM.