Nga LSDM-ja në pushtet kanë hedhur poshtë akuzat e vazhdueshme të VMRO-DPMNE-së për rastin “Rashkovski”, transmeton Alsat. Nga kjo parti thonë se për dallim nga e kaluara, tani “të gjithë qytetarët janë të barabartë para drejtësisë”. Ata akuzojnë kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoskin për “mbrojte të kriminelëve”.
Në lidhje me: VMRO-DMPNE: Zaev qëndron prapa Rashkovskit dhe “softuerit”
“Hristijan Mickoski çdo ditë e dëshmon se është mbrojtësi i vetëm dhe më i madh i krimit dhe kriminelëve. Ai nuk mund të pajtohet se sot drejtësia është e barabartë për të gjithë, të gjithë ata që kanë gabuar para ligjit – përgjigjen, nuk ka më të paprekshm. Ndryshe nga koha e regjimit kur vendimet gjyqësore urdhëroheshin dhe shkruheshin nga Pallati i Bardhë, sot institucionet punojnë në mënyrë profesionale, të pavarur dhe pa dallime, kundër çdo shkelje të ligjit. Kjo sot paraqet problem për Mickoskin, ndryshe nga koha e regjimit, nuk ka të paprekshëm, grupe dhe individë që janë mbi ligjin dhe të dënuar paraprakisht, qofshin ata përfaqësues të opozitës, qeveria apo ndonjë qytetar”, thuhet në reagimin e LSDM-së.