Në vend të përhapje së të pavërtetave për Marrëveshjen, është koha që VMRO-DPMNE të kyçet në procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Të shfrytëzohet mundësia historike para së cilës qëndrojmë dhe t’i japim ardhmëri të ndritshme shtetit tonë dhe fëmijëve tanë, brezave tanë, është thirrja e LSDM-së për VMRO-DPMNE-në.
“Marrëveshja është publike e qasshme për të gjithë dhe në nenin 1 të saj qëndron se shtetësia është “maqedonase” ndërsa gjuhë zyrtare është “gjuha maqedonase”. Sqarohet rëndësia e termit “maqedonase” dhe shtohet se në cilëndo mënyrë të minohet, ndryshohet apo ndikojë në përdorimin nga ana e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Marrëveshja me Greqinë, shtohet më tej, është historikisht më e mira dhe mundësi korrekte për qytetarët e Maqedonisë. Marrëveshja është investim në ardhmërinë e Maqedonisë, me të cilën e pastrojmë rrugën e vendit tonë për inkuadrim në NATO dhe për fillimin e negociatave për BE-së.
“VMRO-DPMNE ende ka kohë dhe mundësi të kyçet drejtë lëvizjes historike e cila e çon Maqedoninë në BE dhe NATO. VMRO-DPMNE duhet t’i ftojë anëtarët e saj të dalin në referendum PËR Maqedoni evropiane”, thonë nga Qendra për komunikime e LSDM-së.