LSDM formoi shtabin zgjedhor, Zaev: Do të fitojmë zgjedhjet e 12 prillit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se partia që drejton ai është favorite për të fituar zgjedhjet e 12 prillit të vitit të ardhshëm. Sipas tij, këtë e tregojnë anketat, por edhe aktivitetet në terren.

Marketing

“Kemi formuar praninë në terren mes qytetarëve. Po japim llogari para qytetarëve për atë që kemi bërë dhe po krijojmë politika të reja”, theksoi ndër të tjera Zaev. Në këtë mbledhje të Komitetit qendror të LSDM për kryetar të shtabit zgjedhor u zgjodh Lupço Nikollovski, sekretari gjeneral i kësaj partie, ndërsa zv/kryetarja Radmilla Sheqerinska është caktuar koordinatore për hartimin e programit zgjedhor.

Marketing