LSDM: Ftesa nga NATO, vlerësim për suksesin e Maqedonisë

LSDM vlerëson se vendi gjendet para një periudhe historike, jo vetëm me lajmin e mirë për hapjen e negociatave me BE-në vitin e ardhshëm, por edhe me ftesën që NATO do ta bëjë në samitin e korrikut. Deputeti Hari Lokvenec, thotë se ftesa është vlerësim për suksesin e Maqedonisë

Marketing

“Le të na gëzojë edhe një tjetër sukses i madh historik! Maqedonia merr një ftesë për anëtarësim të plotë në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës. Pas datës së fundit për negociata me BE-në, kjo është një tjetër njohje e madhe për të gjithë qytetarët tanë, për atdheun tonë.

Suksesi i Maqedonisë njihet, njihet dhe vlerësohet nga e gjithë bota demokratike. Para nesh është një mundësi historike për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe një ftesë për anëtarësim të plotë në NATO” – tha deputetI i LDSM-së, Hari Lokvenec.

Marketing