LSDM: Gruevski e ka prekur fundit, nuk do të ikë nga përgjegjësia

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Gruevski e ka prekur fundin dhe se nuk do të ikë nga përgjegjësia.

Marketing

Nga kjo parti thonë se kryetari i VMRO-DPMNE-së Hritijan Mickoski dhe sekretari i përgjithshëm Igor Janushev, kanë ofenduar rëndë qytetarët,

“Për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së gazetarët dhe opinioni janë “zagarë medial” vetëm për shkak se pyesin ku është Nikolla Gruevski, pse fshihet dhe a ka turp? Në vend që t’i ofendojë gazetarët, Mickoski të tregojë nëse Gruevski duhet të përgjigjet për krimet që ka bërë?”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se me veprimet e tij, Gruevski para opinionit e paraqet veten si patriot i rrejshëm dhe kriminel që fshihet nga drejtësia.