LSDM: Interesat e qytetarëve dhe shtetit janë mbi të gjitha

Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM në mandatin e ardhshëm katërvjeçar vazhdon me politikat që e çojnë vendin para, në rrugën evropiane të cilën e ka trasuar gjatë tre viteve të kaluara.

Marketing

Para nesh qëndrojnë katër vite përparim, zhvillim dhe integrim, periudhë e reformave vendore ku do të shohim se si vendi është transformuar në më mirë, 4 vite ku si shtet shumë më shumë do të marrim se sa do të japim.

Hapërimi historik i vendit para është konfirmim i fuqishëm se përcaktimet e Qeverisë të udhëhequra nga LSDM janë reale dhe të vërteta të orientuara në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe shtetit.

Progresin që e kemi arritur për një periudhë të shkurtë, dritën e gjelbër të negociatave me BE-në, hapja e kapitujve të eurointegrimit të vendit janë dëshmi se jemi në rrugën e drejtë dhe të duhur.

Prandaj duhet që secili prej nesh të angazhohet dhe të punojë dyfish më shumë për gjithë shoqërinë që ajo të merr më shumë.

Si parti e përgjegjshme, para qytetarëve jemi obliguar se do të punojmë shumë më shumë që të jetë edhe më mirë për të gjithë.

Vazhdojmë me parimet se interesat e qytetarëve dhe shtetit janë mbi të gjitha dhe atë do ta dëshmojmë edhe në mandatin e plotë katërvjeçar.

Qendra për komunikim me publikun në LSDM