VMRO me akuza për keq menaxhim të situatës me Kovid 19

Gjatë krizës ekonomike dhe shëndetësore, Qeveria e Zaevit mundëson të ardhura më të mëdha për kompanitë private në barrë të qytetarëve.

Marketing

Zoran Zaev dhe LSDM-ja kujdesen për bizneset e veta. Dëshmi për këtë është numri i vazhdueshëm treshifror i të infektuarve të rinj nga virusi KOVID-19. Republika e Maqedonisë për shkak të moskujdesit të Qeverisë së LSDM-së është rekorder i rasteve të infektuarve të rinj dhe rasteve të vdekjes nga koronavirusi.

Për qytetarëve menjëherë pas zgjedhjeve vijoi një goditje e re, rritja e çmimit të energjisë elektrike për 7,4 për qind,

Çmimi i energjisë elektrike nëse do të mbetej i njëjtë, kompanitë energjetike në vitin 2020 do të realizonin të ardhura prej 16.106.756.099 denarë.

Me rritjen e 7,4 për qind të të ardhurave për energjinë e njëjtë do të jetë 17.303.879.863 denarë.

Dallimi për shkak të rritjes së çmimit arrin:

1.197.123.764 denarë që paraqet pothuajse 20 milionë euro.

paaftësia e pushtetit shihet edhe pas falimentimit të Eurostandard Bankës, Sipas raporteve pas dështimit të kësaj banke vetëm rreth 10 për qind e personave kanë arritur të hapin llogari në banka të tjera, që do të thotë se rreth 90.000 qytetarë do të mbesin pa paratë e tyre muajin e ardhshëm.

Kjo qeveri është me afat të shkurtër të kohëzgjatjes. Nga ajo mund të presim vetëm mossuksese dhe dëshpërime.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

Marketing