LSDM: Ivanov punon kundër interesave të shtetit

Gjorge Ivanov punon në kundërshtim me interesat e shtetit, nuk ka ndjenjë për realitetin as edhe rëndësinë e momentit në të cilën gjendet Maqedonia, ka reaguar LSDM.

Marketing

“Nëse Ivanovi nuk e ka të qartë se marrëveshja është për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO le t’i dëgjojë porositë e botës demokratike, nga gjithë liderët demokratik. Paralajmërimi i Ivanovit se nuk do ta respektojë vullnetin e qytetarëve në referendum është skandaloze për çdo politikan normal dhe të përgjegjshëm”, kanë thënë në LSDM.