Kryeministri Zoran Zaev, nga vizita në Kriva Pallankë ka deklaruar se LSDM-ja si parti politike do të zhvillojë fushatë të veçantë për referendumin, për dallim nga ajo që do të zhvillojnë deputetët e saj në kuadër të Kuvendit. Për këtë, ai tha se do të veprojnë si koalicion bashkë me disa parti të tjera.
Të gjitha këto para që janë ndarë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe që do të jenë për fushatë përmes Parlamentit, do të jenë vetëm dhe vetëm për blerjen e hapësirës mediatike, kështu jam i njoftuar nga Kuvendi. Kurse si do të shpërndahen, do të varet kush është “për” dhe kush është “kundër”, varësisht mandateve të deputetëve të cilët do të prononcohen.
LSDM-ja si parti politike përpiqet të hyjë në koalicion me sa më shumë parti dhe nga kjo do të varet edhe buxheti i lëvizjes ose koalicionit të partive politike me të cilat do të përfaqësohemi bashkë. Por nuk besoj se buxhetet do ta kalojnë shumën prej 30-40 mijë eurove sepse vetë referendumi nuk është si zgjedhjet parlamentare dhe nuk kërkon shumë shpenzime”- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.