LSDM-ja kërkon heqjen e TVSH-së për ushqimet

Edhe përskaj refuzimit fillestar, LSDM-ja fton VMRO-DPMNE-në dhe të gjithë deputetët në Kuvend të mbështesin heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë. Sipas tyre, kursimi deri më 2 mijë denarë për familje në muaj, me këtë masë, do të ndikojë në rritjen e standardit të qytetarëve.

Marketing

“I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së të mos bëjë inate politike në kurriz të qytetarëve. Në vend që vazhdimisht të refuzojë zgjidhje të mira ligjore të propozuara nga opozita, të dorëzohet dhe t’i mbështesë. Nuk ka asnjë argument nga VMRO-DPMNE-ja për të qenë kundër kësaj mase, kundër kësaj zgjidhje ligjore për heqjen e TVSH-së së produkteve bazë. Përveç që është kundër për shkak se është dorëzuar nga LSDM-ja”, tha Jovana Trençevska, deputete e LSDM-së.

Marketing