LSDM-ja nuk arrin të zgjedhë nënkryetarët e rinjë

Këshilli Qendror i LSDM-së nuk ka arritur t’i zgjedh nënkryetarët e partisë. Socialdemokratët thonë se Këshilli Qendror ka vendosur që nënkryetarët të zgjidhen mbledhjen e ardhshme. Ndërkohë në mbledhjen e sotme janë zgjedhur dhjetëra kryetar komisionesh dhe kryetarja e forumit të gruas, ndërsa anëtarët kanë bërë edhe deklaratën për luftë të pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

Marketing

I pyetur nëse në mbledhje është diskutuar edhe për dy funksionar të LSDM-së për të cilët pretendohet se janë të përfshirë në rastin “Reket”, sekretari i përgjithshëm Ljupço Nikollovski ka deklaruar se deklarata e nënshkruar ka për qëllim t’i motivojë organet e ndjekjes penale që zbardhin të gjitha rastet në të cilat ka dyshime për krim dhe korrupsion.

Marketing