LSDM-ja përshëndet dorëheqjet e Filipçes, Hasanit, Besimit dhe Etemit: Hetimi do t’i japë të gjitha përgjigjet

“Hetimi që institucionet kompetente janë duke e realizuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtar, do t’i japë të gjitha përgjigjet për të gjitha çështjet që lidhen me zjarrin tragjik në spitalin modular në Tetovë”, vlerësuan nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe përshëndetën dorëheqjen e ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani si dhe të dy drejtorëve të Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

Marketing

“Hetimi efikas dhe i shpejtë do të jetë vërtetim shtesë për kapacitetin e institucioneve dhe përkushtimin profesional të tyre. Veçanërisht e përshëndesim angazhimin e ekspertëve të lartë gjermanë për forenzikë, që duhet të sjellë vlerë shtesë në procesin e hetimit. Njëkohësisht, si parti shprehim respekt për vendimin e ministrit Venko Filipçe për dorëheqjen e ofruar dhe i respektojmë vendimet edhe të zëvendësministrit të shëndetësisë dhe të drejtorëve të spitalit të Tetovës”, thanë nga LSDM-ja.

 

Marketing