Në një kohë kur vendi si pjesa tjetër e botës, po përballet me një krizë shëndetësore dhe ekonomike, qeveria e drejtuar nga LSDM-ja po ndërmerr një seri masash për t’i zbutur pasojat në bujqësi dhe zhvillimin rural.
Tashmë janë paguar 30 milion euro subvencione për 19.050 prodhues të duhanit për duhan të blerë dhe dorëzuar për vitin 2019. Përveç kësaj mbështetjeje, këtë vit duhani ka një çmim rekord të lartë blerjeje, mesatarisht 220 denarë për kilogram.
Deri sa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme në pushim janë vendosur afatet për dorëzimin e aplikacioneve dhe realizimin e projekteve nga programet nacionale dhe programi IPARD, me qëllim të sigurimit të një afati shtesë për zbatimin e investimeve të filluara.
Si pjesë e masave për zbutjen e pasojave të krizës shëndetësore në sektorin e bujqësisë, fermerët që janë të vetëpunësuar, kanë mundësinë të përdorin edhe një pjesë të paketës ekonomike të masave, siç është mbështetja financiare prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj.
Afati i pagesës së qirasë vjetore për tokën bujqësore shtetërore për vitin 2019 është zgjatur deri më 12 nëntor 2020, ndërsa me qëllim të zvogëlimit të humbjes së kultivuesve të deleve, mbështetjen totale për qengjin femër e kemi rritur në 2.500 denarë për kokë.
Në më pak se tre vjet, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në sektorin e bujqësisë ka paguar më shumë se 427 milion euro në programe kombëtare për fermerët.
LSDM-ja, si parti përgjegjëse, vazhdon me ndihmë të vërtetë dhe konkrete për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Qendra për komunikim me opinionin nga LSDM