LSDM: Janë siguruar 43 milionë denarë për punësimin e të rinjve

Masat nga Plani Operacional për Punësimin për vitin 2019 ofrojnë mundësi për punësimin e të rinjve, përmes trajnimeve dhe rikualifikimeve të ndryshme. Përmes një prej masave, mbi 43 milionë denarë janë siguruar për zhvillimin e aftësive digjitale dhe hapjen e vendeve të reja të punës në këtë fushat për të rinjtë, thonë nga LSDM-ja.

Marketing

“Kjo masë mbulon 1.323 të rinj të papunë deri në moshën 34 vjeçare, të cilët mund të punësohen përmes trajnimeve dhe rikualifikimeve. Është e rëndësishme që vendet e reja të punës, si dhe nevojat për rikualifikime dhe përvetësim të aftësive dixhitale, janë përgatitur së bashku me punëdhënësit” thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Nga LSDM shtojnë se përveç kësaj, nëse një person i papunë nuk mundet ta shfrytëzon këtë masë, ekziston mundësia për të përdorur programe dhe masa të tjera nga Plani Operacional për vitin 2019.
“Plani operativ për punësim për vitin 2018 u realizua për 95% dhe dha rezultate të shkëlqyera. Parashikohet që Plani Operacional për 2019 do të japë një rezultat edhe më të mirë, kryesisht për të rinjtë”, njoftojnë nga LSDM.