Janushev duke thënë se ka institucione kompetente të cilat vendosin nëse do të ketë paraburgim dhe kush do të mbajë përgjegjësi. Nga partia më e madhe në pushtet kanë kujtuar se personalisht Janushev është i dyshuar në një rast të Prokurorisë Speciale Publike dhe kjo sipas tyre është edhe një dëshmi se përsi ai, partia e tij dhe kryetari i opozitës sulmojnë Prokurorinë Speciale dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.”
Igor Janushev nga VMRO-DPMNE është person i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve në rastin e PSP-së “Dizajn” dhe pikërisht kjo është tregues për qëllimet e vërtetë të kësaj partie të dëshpëruar e cila frikësohet nga drejtësia. VMRO-DPMNE dhe Hristian Mickovski kanë agjendë të vetme të veprimit politik që përmes konstruksioneve të rrënojnë shtetin e së drejtës, ti rrezikojnë reformat dhe përparimin e integrimeve.
Nuk do të kenë sukses përpjekjet e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së që përmes prezentimit të manjatëve dhe kriminelëve si viktima të largojnë shtetin nga hyrja në NATO dhe hapja e bisedimeve me BE-në”, thuhet në reagimin e LSDM-së.