LSDM: Kallëzimet e rrejshme të VMRO-së dolën në dritë, Antikorrupsioni e ndërpret procedurën kundër Mançevskit

Ra poshtë edhe një trillim, edhe një gënjeshtër e VMRO-DPMNE-së e cila është adaptuar në krijimin e rasteve inekzistuese dhe lajmeve të rrejshme.

Marketing

Siç ka publikuar Komisioni për Antikorrupsion është ndërpre procedura e hapur kundër nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevski pas kallëzimit të VMRO-DPMNE-së, të ngritura nga të dhëna të rrejshme dhe të paplota.

Ky është edhe një argument se veprimi i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së bazohet kryesisht në lajme të rreme, trillime dhe dezinformata.

Bëhet e qartë se VMRO-DPMNE nuk ka mënyrë tjetër të veprimit që me lajme të rrejshme dhe dezinformata të tentojë të rrënojë imazhin e anëtarëve të Qeverisë dhe funksionarëve të LSDM-së.

E inkurajojmë Komisionin për Antikorrupsion të punojë profesionalisht dhe të hap lëndë kundër funksionarëve aktual por edhe atyre të kaluar.
Qendra për komunikim me opinionin në LSDM

Marketing