LSDM kërkon ta kalojë ligjin për fëmijën e tretë, BDI kundër

Dy partitë qeveritare si duket ende janë larg marrëveshjes për transformimin e ligjit për fëmijën e tretë. Ministrja e Punës dhe politikës sociale, Mila Carovska sot nuk deshi të flas para kamerës, për atë se deri ku janë negociatat me BDI-në në lidhje me këtë ligj. Por, nga Ministra e punës dhe politikës sociale në përgjigjen me shkrim theksuan se këtë çështje duhet ta zgjidhin partitë politike.

Marketing

“Komentet në lidhje me negociatat për fëmijën të tretë, Ministria për punë dhe politikë sociale ua lë partive. Për më shumë informacione ju lutem drejtohuni në pres qendrat e LSDM-së dhe partnerët e saj të koalicionit. Qëndrimi i MPPS është i qartë – nuk hiqet shtesa për fëmijë të tretë, por bëhet fjalë për një pako të zgjeruar ligjesh, me të cilën sigurohet drejtësi për të gjithë”, tha Milla Carovska – Ministre e punës dhe politikës sociale .

Në BDI mbeten me qëndrimin e njëjtë se shtesa prej 8000 mijë denarëve për fëmijën e tretë nuk duhet të hiqet

Qytetarët vazhdojnë të shprehin pakënaqësi në lidhje me ndërprerjen e kësaj ndihme. Sipas tyre në mënyrë drastike do të ulet nataliteti në Maqedoni.