LSDM: Këshilli i BE-së vendosi, marrëveshja me Fronteks në gjuhën maqedonase

Këshilli i BE-së sot ka miratuar vendimin që Maqedonia e Veriut të nënshkruajë Marrëveshjen për menaxhimin e kufijve, e njohur si Fronteks, deklarojnë nga LSDM.

Marketing

Nga LSDM thonë se marrëveshja së shpejti do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase, pa fusnota dhe shpjegime shtesë.

“Kjo është marrëveshja e parë zyrtare me BE-në në gjuhën maqedonase. Me këtë edhe njëherë konfirmohet se pohimet e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit për gjoja fshirjen e gjuhës maqedonase janë vetëm një gënjeshtër e zakonshme.

Dështuan të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së për gjoja asimilim dhe bullgarizim, për gjoja rrezikim të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas.

Vendimi i sotëm i Këshillit të BE-së është edhe një dëshmi se gjuha maqedonase është e njohur dhe e mbrojtur dhe me një formulim të pastër do të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së”, shtojnë nga LSDM.