LSDM: Kryesia e VMRO-DPMNE-së është kundër BE-së dhe NATO-s për shkak se ndjekin politikat e Gruevskit

Partia më e madhe maqedonase në pushtet LSDM përmes një komunikate me shkrim thonë se lidhja e fortë mes anti-perëndimorit Hristijan Mickoski dhe krimeve të mentorit të tij Nikolla Gruevski doli në pah.

Marketing

“Opinioni kuptoi se në cilën pjesë ka anti-perëndimori Mickoski ka fituar pajtueshmëri për shfrytëzimin e ujit dhe tokës për ndërtimin e hidrocentraleve nga Qeveria e Gruevskit, në vitin 2015, në kohën kur ishte këshilltari i tij”, kumtojnë nga LSDM-ja.

Sipas tyre, lidhja e fortë midis krimeve të Gruevskit zgjerohet edhe me anëtarë tjerë të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

“Kryesia anti-perëndimore e VMRO-DPMNE-së dje nuk u përgjigj nëse personi Dimitar Dimovski, pjesë e bashkëpronarëve të ‘Energotek’ kompani ku merr pjesë edhe Mickoski, është i njëjti Dimitar Dimovski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së”, thonë nga kjo parti.

Në fund LSDM-ja cekën se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së janë kundër BE-së dhe NATO-s për shkak se i ndjekin politikat shkatërruese të Nikolla Gruevskit.

Marketing