Ballina Lajme Maqedoni LSDM kundër Akademisë së Shqiptarëve për Art dhe Shkencë

LSDM kundër Akademisë së Shqiptarëve për Art dhe Shkencë

LSDM ka dalë kundër idesë së koalicionit VLEN për formimin e Akademisë së Shqiptarëve për Art dhe Shkencë.

Marketing

Ata thonë, se ASHAM duhet të mbetet institucioni i vetëm në të cilin marrin pjesë shkenctarë të afirmuar nga të gjitha bashkësitë.

ASHAM po ashtu duhet të jetë institucion i cili nuk duhet të partizohet e as të keqpërdoret nga ana e individëve për politikë ditore.

“Ajo që duhet të ta dijë opinioni është se çka Mickoski ka premtuar para formimit të Qeverisë në lidhje me ketë kërkesë të VLEN-it? Kjo nuk është hera e parë VLEN dhe liderët e saj ta përmendin akademinë e shqiptarëve si projekt, por Mickoski dhe VMRO kanë heshtur”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se është çështje se cili do të jetë çmimi dhe nëse ka ndonjë kërkesë tjetër nëse çështja e akademisë nuk kalon.

Marketing
Exit mobile version