LSDM: Maqedonia meriton negociatat me BE-në

Nga partia në pushtet LSDM thonë se Maqedonia meriton negociatat me BE-në dhe se bllokada e Bullgarisë nuk është në frymën e fqinjësisë së mirë.

Marketing

“Ne jemi kandidatë për anëtarësim në BE dhe meritojmë negociata, megjithatë, nëse ndodh ajo që njofton Republika e Bullgarisë, ajo nuk është as në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe as në përputhje me vlerat evropiane.

Për gjuhën dhe identitetin maqedonas nuk ka pasur, nuk ka dhe as nuk do të ketë negociata. Nëse, në fund të fundit, ka një bllokadë nga Bullgaria, ne do të vazhdojmë me reformat, ne gjithashtu do të vazhdojmë të flasim dhe të kërkojmë një zgjidhje me forcën e argumenteve.

Rruga jonë është rruga evropiane dhe e ardhmja jonë është në BE. Nuk ka alternativa të tjera, ne do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim vazhdimisht”, thuhet në kumtesën e LSDM-së