LSDM: Marrëveshja e Ohrit solli paqen dhe hapi dyert për integrimin evropian të vendit

Marrëveshja kornizë, e nënshkruar sot 21 vjet më parë në Ohër, i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe hapi fillimin e një kapitulli të ri në jetën politike të Maqedonisë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është dokument i rëndësishëm, pjesë integrale e historisë së vendit, marrëveshje që solli paqe, përfaqësim të drejtë të komuniteteve në jetën shoqërore, bashkëjetesë në karakterin multietnik të shoqërisë maqedonase, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Marketing

“Është udhërrëfyesi drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, një dokument që hapi dyert për integrimin evropian të vendit dhe një shembull i tejkalimit të ndarjeve.

Në dy dekadat e fundit, shteti është ngritur mbi ndarjet, në një shoqëri që është shembull i bashkëjetesës, tolerancës, drejtësisë sociale dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

Nga athe shtojnë se sot integriteti ynë territorial mbrohet nga aleanca më e fuqishme në botë, sot shteti është i barabartë me botën demokratike.