LSDM: Marrëveshja e Prespës mundëson që vendi të ecë përpara

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se Marrëveshja e Prespës ka mundësuar që shteti të ecë përpara.

Marketing

Nga LSDM thonë se janë shqetësuese paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së, për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Është shqetësues qëndrimi i Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së rreth Marrëveshjes së Prespës dhe kthimi i vendit në kohën e paqartësive për shtetin tonë, e me këtë edhe paqartësinë për të ardhmen dhe prosperitetin e të rinjve”.

“Marrëveshja e Prespës nuk është vetëm zgjidhje e problemit dekadësh, por edhe anëtarësim në NATO, që shtetit tonë i siguron rritje ekonomike, më shumë investime, paga më të mira dhe mundësi më të mëdha”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se nuk do të ketë kthim prapa.