Nga partia në pushtet LSDM thonë se tashmë ka mbaruar mandati i presidentit Gjorge Ivanov dhe se ai do të mbahet mend si shembull i keq se si duhet të kryhet ky funksion.
“Lajmë i mirë. Mbaroi mandati i Gjorge Ivanovit, qytetarët zgjodhën përparimin, vazhdojmë përpara! Pas dhjetë vjetëve mbaroi mandati i Gjorge Ivanovit. Ky është lajm i mirë për qytetarët, për shtetin. Ivanov do të mbahet mend si shembull i keq se si duhet të kryhet ky funksion”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se me mbarimin e mandatit të Ivanovit mbaron bllokimi i përparimit, të integrimeve, mbaron bllokimi i ligjeve në interes të qytetarëve.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka hapur një faqe të re të përparimit, sigurisë dhe të ardhme stabile, anëtarësim në NATO dhe BE”, deklarojnë nga LSDM.