LSDM: Me ndryshimet ligjore për korridoret kemi kursyer 150 milion euro

Nëpërmjet një kumtese rreth propozim-amandamenteve si dhe plotësimeve në ligjet që kanë hyrë në procedurë parlamentare, nga LSDM shprehen se: ”Të gjitha ndryshimet ligjore të propozuara janë në përputhje me Kushtetutën dhe me miratimin e tyre do të kursehen 150 milionë euro dhe dy vite ndërtim për korridoret 8 dhe 10D”.

Marketing

Nga kjo parti thonë po ashtu se: ”Korridoret 8 dhe 10-D kanë të bëjnë me interesin kombëtar, me të cilat shteti ynë do të jetë pjesë e kryqëzimit të vërtetë ballkanik.”

“Ministrit të transortit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dje iu autorizua që ta nënshkruante aneksin e Marrëveshjes së Komisionit Evropian për firmosjen e Dokumentit në bashkëpunimin e lartë midis BE dhe Maqedonisë së Veriut për kartat indikative në rrjetin e transportit transeuropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Me nënshkrimin e këtij aneksi, Korridori 8 bëhet pjesë e hartës së korridoreve kryesore të Ballkanit Perëndimor në kuadër të zgjerimit të Transportit Trans-Evropian në Rrjetet e BE-së. Kjo u bë e mundur pasi BE-ja pranoi kërkesën e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Italisë dhe Shqipërisë për hyrjen e Korridorit 8 në rrjetin kryesor në rajon dhe në Evropë, duke pasur parasysh rëndësinë e lidhjes me Korridorin 8 për rajonin dhe BE-në”, thonë nga LSDM.