LSDM: Me Siljanovskën shkohet në izolim, me Pendarovskin qytetarët marrin anëtarësimin në BE

Me Pendarovskin qytetarët marrin anëtarësimin në BE, me Siljanovskën izolimin dhe kthimin. Kjo është zgjedhja që iu ofrohet qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Marketing

“Oferta e DPMNE-së dhe Siljanovskës është të heqim dorë nga e ardhmja, nga shpresa, të izolohemi dhe t’i themi lamtumirë çdo ndryshimi real dhe thelbësor për një të nesërme më të mirë. Në DPMNE nuk ka ndryshim, është e njëjta parti që thotë një gjë, bën tjetër, që bën premtime të rreme, të cilat nuk i përmbush kurrë.

Vetëm me Pendarovskin mund të arrihet e vetmja shpresë realiste për një të ardhme të ndritur maqedonase – anëtarësim në BE, paga dhe pensione më të larta, rritje ekonomike, vlera dhe standarde evropiane”, thuhet në njoftim.

Nga LSDM theksojnë se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do t’i japin mbështetje të fortë Pendarovskit dhe se ata do t’i thonë JO izolimit dhe PO Evropës.

Marketing