LSDM: Me sukses përballemi me krizën globale ekonomike

Vendi me sukses u përball me krizën globale ekonomike dhe energjetike, falë 26 masave të miratuara nga ana e qeverisë, vlerësoi zv kryeministri Fatmir Bytyqi, njëherit edhe nënkryetar i LSDM-së. Sipas tij, politikat e qeverisë të udhëhequr nga LSDM kanë bërë që qytetarët të mos paguajnë shumë shtrenjtë për derivate të naftës dhe për produkte ushqimore.

Marketing

“Zbatuam pako prej 26 masave anti-krizë në vlerë prej 400 milion eurove për ndihmë të qytetarëve dhe kompanive. E ulëm TVSh-në dhe akcizat qe të mos lejojmë rritjen e çmimit të naftës dhe derivateve të naftës. Tatimin mbi vlerën e shtuar nga 5% e ulëm në 0% dhe i kufizuam marzhat e shitjes me pakicë dhe shumicë të produkteve ushqimore bazë, me çka patëm sukses të pengojmë rritje edhe më të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore”, u shpreh zv/kryeministri Fatmir Bytyqi.

Bytyqi tha se krahas rritjes së pagës minimale në 18 mijë denarë, tani do të zbatohet nivelizimi i rrogave në sektorin publik. Gjithashtu tha se do të kthejnë edhe të drejtën për regres në sektorin publik.

“Me Lidhjen e Sindikatave flasim edhe për një meodologji të re për definimin e rrogave. Edhe atë do ta kemi në mnarrëveshjen e re kolektive dhe gjithsesi se do ta kthejmë të drejtën për të cilën secili punëtorë meriton ta ketë, ajo është kthimi i të drejtës për regres dhe për këtë mendoj se veçmë kemi pajtueshmëri se do ta bëjmë që K15 si regres për pushim vjetor do të jetë pjesë e marrëveshjes së re kolektive. Sa për informacion marrëveshja kolektive nuk është ende në fuqi”, theksoi Bytyqi.

Bytyçi tha se gjithashtu pensionet janë rritur në nivel historik gjatë 100 ditëshit të kësaj qeverie, ndërsa u ndryshua edhe metodologjia për llogaritjen e poensioneve, me çka do të mundësohet që edhe në të ardhmen pensionet të rriten në nivel me standardin jetësor.