LSDM me veprim antishqiptar: Shkarkon Arbenin, emëron Aleksandrin (Dokument)

Shkarkimi nga detyra i Arben Zyberit nga pozita e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik dhe emërimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë me urdhër të ministrit Filipce si ushtrues detyre Dr. Aleksandar Stojanov ka shkaktuar një reagim të ashpër nga BDI dhe jo vetëm informon ts.

Marketing

Veprime të tilla në kohë pandemie dhe kohë fushate zgjedhore ka shpërfaqur një LSDM antishqiptare.Partia e ish kryeministrit Zaev humbëse e zgjedhjeve të fundit ka në koalicion një parti shqiptare ,Lëvizjen Besa e cila gjithashtu nuk ka bërë asnjë reagim për këtë skandal të madh.

Ndryshe kjo ka hasur në reagime të shumta përfshirë edhe protestën para selisë së LSDM-së,nga aktivistët e Lëvizjes “Unë besoj” dhe “Pse jo” të revoltuar me shkarkimin e Zyberit

Ata shprehën pakënaqësinë për shkarkimin e Arben Zyberit nga posti i drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik duke e cilësuar atë si një shkarkim politik dhe në të njëjtën kohë kërkuan që në vend të Aleksandër Stojanov, drejtor i Qendrës të emërohet një shqiptar.ts