LSDM: Mickoski është në panik sepse mentori i tij Gruevski ka rejting më të lartë

Hristijan Mickoski, i cili po mbahet peng nga Dimitar Apasiev dhe “E Majta”, është në panik, sepse mentori i tij, Nikolla Gruevski, ka rejting më të lartë se ai, thonë nga LSDM-ja.

Marketing

Nga atje thonë se për këtë “Mickoski çdo ditë bën deklarata ekstreme dhe radikale, prandaj edhe gjatë sulmeve hibride ndaj institucioneve ai bënë politikë dhe punon për interesat e të tjerëve”.

“Mickoskit nuk i intereson më se çfarë është e mirë e çfarë jo për shtetin dhe qytetarët, por është e rëndësishme vetëm që të mos mbetet prapa Apasiev-it”, theksojnë nga LSDM në një komunikatë.

Që katër vite është jashtë Maqedonisë dhe nuk ka qenë në politikë për të njëjtën kohë, por ish-kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka rejting më të lartë në mesin e qytetarëve, sipas anketës së fundit të Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Menjëherë pas tij, me një për qind më pak vota, është lideri aktual i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Në vendin e tretë me 5 për qind është kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski