LSDM: Mickoski ka partizuar edhe pushtetin lokal

 

Social demokratët akuzojnë VMRO-DPMNE-në se përveç “duarve në mjaltë” dhe përplasjeve për tenderë, qytetarët nuk kanë parë asgjë nga puna e Kryetarëve të Komunave nga VMRO-DPMNE-ja.

Marketing

“Pamë se kryetarët e Komunave të VMRO-DPMNE-së, në vend që para qytetarëve, ata japin llogaridhënie para shefit partiak Hristijan Mickoskit. Me këtë Mickoski konfirmon rolin e Kryebashkiakut të parë për cdo Komunë ku VMRO-DPMNE-ja ka pushtetin lokal. Për këtë shkak nodhi edhe përplasja për tenderin 136 milionë euro për stacionin filtrues në Shkup” – u shpreh Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Sipas LSDM-së stagnimi i Komunave që udhëhiqen nga kuadro të VMRO-DPMNE-së, tregon se kjo parti është e pareformuar dhe ka partizuar edhe vetëqeverisjen lokale