“I përballur me disfatën e shtatë me radhë nga populli, Mickoski është deri më aq i frikësuar që promovon koalicion me ata që i quante tradhtar, ata që sipas VMRO-DPMNE “nuk e njohin identitetin maqedonas” dhe me Selën e njëjtë të cilin ata të VMRO-DPMNE-së me dhunë e ngrehnin në Kuvend dhe i shkaktuan lëndime të rënda më 27 prill.
A u ka treguar Mickoski Selës dhe Gashit se dëshiron të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës?
A i ka thënë se është kundër Ligjit për gjuhën?
A u ka thënë se çfarë ka kërkuar në Kuvend më 27 prill?
Mickoski është politikan pa qëndrim, i cili është i detyruar që të bëjë koalicion me ata që i urren më së shumti edhe ai edhe anëtarësia e tij partiake.
Që nga tani janë të mposhtur dhe të dënuar në shkatërrim ata që kur nuk kanë nga t’ia mbanë në mëngjes brohorasin “Maqedonia e pastër” ndërsa pasdite rrejshëm distancohen nga 27 prilli.
Politikanët pa qëndrim janë politikan të mposhtur, ndërsa Mickoski është shembull i këtij grupi karakteristik”, thanë nga LSDM./