LSDM: Mickoski tani mund të bëjë diçka të mirë për shtetin

Për një vit të tërë VMRO-DPMNE së bashku me të majtën gënjeu dhe i trembte qytetarët me gjoja asimilim dhe bullgarizim, që në fund Mickoski pranoi ndryshimin e Kushtetutës, tha LSDM mëngjesin e sotëm, duke akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se “nuk ka bërë asgjë as për shtetin, as për identitetin maqedonas”.

Marketing

Nga LSDM thonë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk arritën të lobojnë në partitë e tyre simotra që të votojnë për rezolutën në Bundestagun gjerman.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk mund të arrijnë asgjë pozitive, as për shtetin, as për qytetarët, as për popullin maqedonas. Por përkundër kësaj, Mickoski tani ka një shans të rrallë për të bërë diçka të mirë dhe të dobishme për shtetin dhe për të gjithë qytetarët.