LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse ka takuar Gruevskin

LSDM-ja gjatë ditës së sotme ka dërguar disa pyetje në adresë të liderit opozitarë Hristijan Mickoski, për të cilat siç shprehen nga kjo parti, opinioni kërkon përgjigje.

Marketing

“Personalisht Mickoski ka thënë se është takuar me njërin prej të akuzuarve në rastin “Reket”, të përmendurin Zoran Kiçeec. Prandaj, në vend që të fshihet pas lajmeve të rreme, Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të përgjigjet me kë është takuar dhe pse:

– A është takuar me Nikolla Gruevskin në Budapest dhe pse?

– A është takuar me gazetarin italian? Nëse dhe çka i ka dhënë?

– A është takuar edhe me persona të tjerë në Slloveni dhe me çfarë qëllimi?

Opinioni pret përgjigje”, thonë nga Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së duke shtuar se VMRO-DPMNE-ja nuk e ka ndryshuar dhe se mbetet e përkushtuar vetëm në mbrojtjen e krimit të regjimit dhe fabrikimin e lajmeve të rreme.