LSDM: Mickoski të përgjigjet për takimin me personat të cilët shihen në video inçizim

Nga partia në pushtet LSDM i bëjnë thirrje liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit që të mos përpiqet të fshihet, por të tregojë se kush janë dy personat të cilët janë në video inçizim me të cilët është takuar.

Marketing

“Hristian Mickoski le të dalë para opinionit dhe të përgjigjet: me cilët dy personat nga video inçizimi ka biseduar personalisht? Kur u bënë biseda të tilla? Në çfarë marrëveshje është Mickoski, gjersa po bisedon me njerëzit që duken në inçzim? Nëse dhe çfarë ka pranuar në dorë? Kush nxori pamjet nga mediat italiane?”, pyesin nga LSDM.

Nga atje thonë se është e qartë se të gjitha skemat kriminale çojnë në selinë e bardhë, simbolin e krimit dhe korrupsionit.