LSDM miraton hyrjen e ASH-së në Qeveri

Zëdhënsja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, njoftoi se pas takimit të Këshillit Qendror të partisë është miratuar hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Marketing

“Me parimet e platformës për bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët, të miratuara nga Kryesia Qendrore e partisë, sigurohen kushte për stabilitet dhe efikasitet të Kuvendit dhe të institucioneve. Kur bota është ende në krizë energjetike dhe ekonomike, stabiliteti do të kontribuojë për të vazhduar me reformat në ekonomi, në gjyqësor dhe në integrimin në BE. Këshilli Qendror e autorizoi kryetarin e partisë, Dimitar Kovaçevski që të fillojë me vendimet kadrovike me partinë e Arben Taravarit, tha Kuzeska.